“Cristiano Ronaldo është alien, më i miri në histori të futbollit”

  • 14 March 2019 - 22:17
“Cristiano Ronaldo është alien, më i miri në histori të futbollit”

Jorge Mendes nuk ka asnjë dyshim, “Cristiano është më i miri në histori të futbollit”.

34-vjeçari, Cristiano Ronaldo, shkëlqeu të martën mbrëma në Champions League, duke e mundur i vetëm Atletico Madridin, për ta kualifikuar Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

CR7 shënoi tre gola në atë takim, për të shkuar në 24 finalizime në 36 paraqitje në sezonin debutues me “Zonjën e Vjetër”, ku u transferua nga Real Madridi në vitin 2018 nga Real Madridi.

Për agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, ai është më i miri në histori, Ronaldo është alien.

“Ai është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit dhe e dëshmoi këtë gjë kundër Atletico Madrid. Ai është një alien, Ronaldo bëri diferencën në Angli dhe në Spanjë, dhe tani po e bën edhe në Itali”, tha Mendes.

“Me CR7, Real Madrid fitoi aq shumë, ai ishte drita që udhëhiqte dhe është futbollisti më i mirë në historinë e Realit”.

“Jam i sigurt se ai do të bëjë diferencën edhe në Itali gjithashtu. Ronaldo do të bëjë histori te Juventus. Cristiano është epik, i jashtëzakonshëm, i mbinatyrshëm”, deklaroi menaxheri Jorge Mendes për “Gazzetta dello Sport”.

CR7 u largua pas nëntë viteve nga “Santiago Bernabeu” për shkak të problemeve me numrin një të Real Madridit, Florentino Perez.

Për nëntë sezone, 34-vjeçari shënoi 450 gola në 438 paraqitje në të gjitha garat dhe fitoi shumë trofe, veçuar katër tituj të Champions League. 

 

(Kosova Sot)