Sevilla pranon gol në minutën e 120’ dhe eliminohet, 8 skuadrat që janë kualifikuar n’çerekfinale
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit që shkuan në vazhdime dhe tashmë janë mësuar tetë çerekfinalistët e Europa League.
Slavia Pragës e ka eliminuar Sevillan pasi e mposhti 4-3 në sfidën e kthimit që u desh të shkojë në vazhdime, ku më të mirë u treguan vendasit dhe shënuan golin e kualifikimit në minutën e 120'.
Ndeshja tjetër që shkoi në vazhdime ishte mes Benficas dhe Dinamos së shqiptarëve, Ademit e Rrahmanit.
Por, aventura e Ademit dhe Rrahmanit përfundon këtu, pasi Benfica, që në kohën e rregullt shënoi një gol për ta dërguar sfidën në vazhdime, e gjeti edhe dy herë rrjetën në 30 minutat e vazhdimeve për të fituar 3-0.
Befasia e mbrëmjes ka qenë eliminimi i Interit, që u mund 0-1 në shtëpi nga skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt.
Tutje kaluan edhe Chelsea, Valencia, Napoli, Villarreali dhe Arsenali.
(Kosova Sot)