FIBA, për “Plisat”: Përshëndetemi me tifozët më të mirë që kemi parë ndonjëherë!

  • 15 mars 2019 - 19:14
FIBA, për “Plisat”: Përshëndetemi me tifozët më të mirë që kemi parë ndonjëherë!

Tifo-grupi “Plisat”, janë gjithmonë aty për skuadrën e zemrës, për Prishtinë, qoftë në futboll apo basketboll.

Ata dhuruan spektakël në çdo ndeshje që Prishtina ka zhvilluar në FIBA Europe Cup në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve

Për shkak të atmosferës fantastike që “Plisat” kanë krijuar në çdo ndeshje të Prishtinës, faqja zyrtare e FIBA-s në Facebook e ka bërë një postim special për ata, duke përshëndetur tifo-grupin bardhekaltër pas eliminimit të skuadrës së zemrës.

“Përshëndetemi me disa prej tifozëve më të mirë që kemi parë ndonjëherë në Fiba Europe Cup. Sezon historik për Prishtinën”, shkruhet në llogarinë zyrtare të FIBA-s në Facebook. 

(Kosova Sot)