Bonucci, paralajmëron Juventusin: “Vetëm shikoni se çfarë i bëri Ajaxi Realit!”

  • 15 mars 2019 - 19:45
Bonucci, paralajmëron Juventusin: “Vetëm shikoni se çfarë i bëri Ajaxi Realit!”

Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Juventusit – ka kërkuar urgjentisht nga shokët e skuadrës që të mos e nënvlerësojnë kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve, Ajaxin.

Juventusi, që bëri përmbysje historike në Torino duke triumfuar 3-0 ndaj Atletico Madridit me tre gola të Cristiano Ronaldos – do të ketë punë në çerekfinale me Ajaxin, skuadër e re dhe e talentuar, që eliminoi fituesin e tre trofeve të Champions League me radhë, Real Madridin.

“Ata janë të fortë fizikisht, skuadër e talentuar, shumë dinamike dhe e eliminuan Real Madridin”, tha Bonucci për “Sport Mediaset”.

“Kjo është mjaftueshëm për t’i përshkruar ata. Por, ne jemi gati për dy ndeshjet e radhës dhe duke parë mënyrën se si kaluam në çerekfinale, mendoj se mund t’iu dhurojmë fansave edhe më shumë net të bukura”.

“Duhet të luajmë ashtu siç luajtëm ndaj Atleticos në ndeshjen e dytë. Duhet të jemi të pagabueshëm nga tani e deri në fund të sezonit”.

Nga ky vit, nga çerekfinalja, do të dihen edhe çiftet gjysmëfinale dhe në rast se “Zonja e Vjetër” e kalon Ajaxin, atëherë do të ketë punë me fituesin e duelit Manchester City vs Tottenham. 

(Kosova Sot)