Në konferencën e parë pas kthimit në Madrid, Zidane pyetet për Mbappen e Neymarin – kështu reagon!

  • 15 mars 2019 - 22:48
Në konferencën e parë pas kthimit në Madrid, Zidane pyetet për Mbappen e Neymarin – kështu reagon!

Zinedine Zidane ka thënë se nuk është koha për të folur për transferime kur është pyetur nëse Neymar Junior dhe Kylian Mbappe janë në listën e ngushtë të francezit.

Trajneri francez doli gjatë ditës së premte në konferencë për herë të parë pas kthimit në Madrid.

Duke folur për ndeshjen me Celta Vigon, Zizu u pyet edhe për thashethemet rreth transferimeve të Kylian Mbappe e Neymar te klubi nga “Santiago Bernabeu”.

Zidane ka dhënë sinjale se do të ketë shumë ndryshime në afatin kalimtar të verës, por nuk k dashur të flasë tani për këtë – dëshiron të fokusohet te 11 ndeshjet e mbetura në La Liga.

“Mbappe e Neymar? Sezoni është në përfundim, kështu që nuk do të flasë për asgjë tjetër”, u përgjigj Zidane.

“E dimë shumë mirë për lojtarët që po flisni, kualitetet që kanë, dhe se çfarë janë. Por, jam i interesuar vetëm te ndeshja e së shtunës dhe që të përfundojmë sezonin mirë, për asgjë tjetër”.

(Kosova Sot)