“Neymar, mes dëshirës për t’u kthyer në Barcelonë dhe ëndrrës të luajë në Madrid”

  • 15 mars 2019 - 23:36
“Neymar, mes dëshirës për t’u kthyer në Barcelonë dhe ëndrrës të luajë në Madrid”

Legjenda e Interit, Christian Vieri, mendon se Neymar Junior do të largohet 100% nga Paris Saint Germaini në fund të sezonit.

Sipas Vierit, anësori brazilian dëshiron që të kthehet në Barcelonë, por nëse dështon të ndodhë kjo – me shumë mundësi do të luajë sezonin tjetër te Real Madridi në “Santiago Bernabeu”.

“Nuk është 100%, por mund të them 98% se Neymar dëshiron të shkojë në Barcelonë, kështu më kanë thënë disa persona. Nëse nuk do të shkojë në Barcelonë, atëherë do të shkojë në Madrid. Kjo është që unë di, mund të mos shkoj, por kështu më kanë thënë”, u shpreh ai për “beinSports”.

Vieri e ka veshur fanellën e shumë skuadrave gjatë karrierës, veçuar tre gjigantëve të Italisë: Milano, Inter e Juventus.

Për shumë vite, ka qenë 9-sh i paprekshëm për shumë vite në Kombëtaren e Italisë, Ai ka bërë 49 paraqitje dhe ka arritur të shënojë 23 gola.

(Kosova Sot)