Flet i biri i Schumacherit, jep premtime të mëdha

  • 21 March 2019 - 13:33
Flet i biri i Schumacherit, jep premtime të mëdha

Mick Schumacher ndihet i nderuar dhe krenar që njerëzit kanë nisur ta krahasojnë me babanë e tij, legjendën e Formula 1, Michael Schumacher.

Mick Schumacher nuk e ndien peshën e mbiemrit të tij.

Piloti gjerman, që është i biri i legjendës së Formula 1, Michael, në një intervistë dhënë për “Prema Racing”, ka thënë se mezi pret të debutojë në Formula 2, pasi gjatë dimrit që po shkon bëri ushtrime non-stop.

Atë kanë nisur ta krahasojnë me babanë e tij dhe për këtë ndihet krenar 20 vjeçari.

“Të krahasohem me babanë tim nuk ka qenë kurrë një problem. Të krahasohem me pilotin më të mirë në histori duhet të jetë një objektiv për mua. Sigurisht, është një nder dhe unë do të mundohem vetëm të mësoj dhe të përmirësohem”, është shprehur Mick.

Ai ndërkohë ka shtuar se ndihet i gatshëm për sfidat e reja që e presin në karrierë.

“Ndihem i gatshëm 110%, mezi pres të filloj. Objektiv imi këtë vit është të mësoj sa më shumë të jetë e mundshme nga të gjithë. Është një sfidë ndryshe në krahasim me sezonin e kaluar. Makinat janë më agresive, më të shpejta, kam përreth njerëz dhe kjo është speciale”, vazhdoi ai.

Lexo edhe këtë: Messi e bën realitet pikturën e gjashtë vjetëve më parë!

“Mund të mësoj shumë nga ta, më kanë bërë të ndihem menjëherë si në familje. Ndër të tjera, Ferrari ka qenë gjithmonë pjesë e imja”, përfundoi Schumacher Junior. 

(Kosova Sot)