Motra e Griezmannit reagon ndaj lajmeve se vëllai i saj do të largohet nga Atletico

  • 21 March 2019 - 14:46
Motra e Griezmannit reagon ndaj lajmeve se vëllai i saj do të largohet nga Atletico

Maud, motra dhe përfaqësuesja e Antoine Griezmann, ka reaguar ashpër ndaj thashethemeve se vëllai i saj do të largohet nga Atletico Madridi gjatë verës, duke i quajtur të pabaza lajmet.

Këtë javë, ajo ka folur për media të ndryshme për t’i hedhur poshtë thashethemet se Griezmann do të kalojë në Barcelonën.

Pas një interviste me L’Equipe të mërkurën, ajo foli për Le Figaro të enjten, duke i mohuar lajmet për vëllain e saj.

“Ato që po thuhen për të ardhmen e vëllait tim janë të pabaza. Disa njerëz e lejojnë veten t’i ushqejnë dyshimet me thashetheme të pabaza”, tha ajo.

Lexo edhe: Icardi rikthehet në stërvitje me Interin

“Unë jam personi i vetëm që me babanë dhe avokatin tonë i menaxhojmë interesat e Antoine. Interesi i vetëm i tij për momentin është Atletico”, shtoi ai.

(Kosova Sot)