“Kosova e re” mbajti stërvitjen e parë në Zvicër

  • 21 March 2019 - 15:30
“Kosova e re” mbajti stërvitjen e parë në Zvicër

Ekipi kombëtar i Kosovës U-17 po ushtron në Zvicër nën urdhrat e trajnerit Besnik Kollari, ndërsa prezent është edhe trajneri i Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi

Me të arritur në Zvicër dhe pas akomodimit në hotelin “La Villa du Lac”, Kombëtarja U17 e Kosovës sot mbajti dy herë stërvitje, paradite dhe pasdite, para ndeshjeve të rrethit elitë për Evropianin 2019.

Të dyja seancat stërvitore, përzgjedhësi Besnik Kollari me bashkëpunëtorë, provuan disa skema të lojës dhe sisteme të ndryshme me mundësi transformimi gjatë ndeshjes.

Futbollistët e rinj punuan me përkushtim në mbrojtje  dhe në fazën e sulmit sikur që e bën ndërlidhjen mes reparteve nëpërmjet një mesfushe të lëvizshme.

Kombëtarja U17 do të ketë mundësinë e mirë të përgatitjes deri më 25 mars kur edhe do ta zhvillojë ndeshjen e parë të këtij rrethi kundër Ukrainës.

Kushtet janë të mira për punë ndërkaq që atmosfera brenda grupit është jashtëzakonisht e mirë, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Edhe për përzgjedhësin e Kombëtares U19 Ramiz Krasniqi, i cili këtu po qëndron për të parë nga afër ndonjë futbollist që mund t’i bashkëngjitet Kombëtares U19 në garat e ardhme, është një rast i mirë, që të bëjë ndonjë përzgjedhje të futbollistëve të rinj.

Lexo edhe: Mbrojtësi i Real Madridi zbulon përse u përlesh me Messin

 

Të kujtojmë se ndeshjen e parë Kombëtarja U17 do ta ketë të hënën më 25 mars kundër Ukrainës prej orës 11.00. 

(Kosova Sot)