Schmeichel: Ishte e rëndësishme të mos humbnim ndaj Kosovës

  • 22 March 2019 - 08:52
Schmeichel: Ishte e rëndësishme të mos humbnim ndaj Kosovës

Portieri i ekipit kombëtar të Danimarkës, Kasper Schmeichel, ka bërë të ditur se synimi i skuadrës së tij ishte që të mos e humbnim ndeshjen ndaj Kosovës, e cila u zhvillua mbrëmë, në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” kishin qenë në epërsi dy herë gjatë kësaj ndeshjeje, mirëpo Danimarka arriti ta barazojë rezultatin në të dy rastet dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2:2.

Para ndeshjes, trajneri i Danimarkës Age Heraide, kishte thënë se kjo ndeshje do të ishte stërvitore për skuadrën e tij pasi që ishte vetëm miqësore. Mirëpo, Schmeichel ka zbuluar se përkundër që ishte vetëm ndeshje miqësore, për ta ishte e rëndësishme të mos pësojmë disfatë.

“Ishte një kohë shumë e gjatë që nuk kemi luajtur me njëri-tjetrin”, ka fillimisht Schmeichel.

“Kosova luajti shumë mirë. Për neve ishte shumë e rëndësishme që të mos e humbasim këtë ndeshje”.

Me këtë barazim ndaj Danimarkës, që është në pozitën e dhjetë në ranglistën e FIFA-s, Kosova e vazhdon ecurinë e ndeshjeve pa pësuar disfatë, e cila tani po vazhdon që 11 ndeshje. 

(Kosova Sot)