Telenovela me trajnerë në Kosovë nuk ka fund

  • 22 March 2019 - 11:51
Telenovela me trajnerë në Kosovë nuk ka fund

Përveç në rezultate trajnerët po ju kushtojnë edhe në financa

"Pa dashur ta nënçmojë asnjë trajner, por nga ajo që po shoh tek ne, shumica po vijnë të promovohen si trajner këtu. Unë nuk i fajësojnë trajnerët e ardhur, por menaxhuesit e klubeve që nuk e shikojnë mirë karrierën e tyre, pastaj po ankohen pse nuk kemi suksese", ka thënë Arsim Plepolli për gazetën "Kosova Sot"

Tahir Batatina do të jetë trajneri i katërt që do t'i prijë skuadrës së Llapit brenda këtij edicioni, çka mund të cilësohet një lloj rekordi i ndërrimit të trajnerëve në këtë skuadër. Gjithsesi, në këtë valle të ndryshimeve të trajnerëve nuk bënë pjesë vetëm skuadra e Llapit, por pothuaj gjitha klubet e Superligës.

Të vetmit trajnerë që kanë mbijetuar në këtë kampionat, i cili është në gjysmë të tij, janë Mirel Josa te Prishtina dhe Tahir Lushtaku te Drenica, gjitha klubet tjera kanë bërë ndryshimet e veta. Kujtojmë që trendi i ndërrimit të trajnerëve në Kosovë ka ekzistuar edhe në vitet e kaluara, megjithatë, sivjet është befasuese fakti pasi skuadrat sollën trajnerë të huaj, por çuditërisht edhe ata nuk arritën t'i bindin  drejtuesit e klubeve tona.

Sedat Pajaziti, Gugash Magani, Sulejman Starova, Shpëtim Duro, Blendi Shkëmbi, Vincenzo Alberto Aness dhe Xhingiz Rexhepi janë trajnerët që vinë nga jashtë dhe u angazhuan në kampionatin e Kosovës sivjet, por befasisht asnjë nuk arriti të lë gjurmë dhe sot që të gjithë janë të shkarkuar. I fundit që ka zbarkuar në Kosovës është trajneri nga Vlora, Gentjan Mezani që iu bashkua Gjilanit, dhe mbetet të shihet se çfarë do të sjellë apo edhe ky do ta ketë fatin e kolegëve të tij të ardhur nga jashtë. Njohësi i mirë i futbollit kosovar, Arsim Plepolli, ka thënë se klubet tona po mendojnë që trajner i mirë është vetëm pse është i huaj dhe kjo është arsyeja pse pas një kohe të shkurtër po vjen deri te ndarja me ta. Shkarkimet po ndikojnë edhe në financa "Kam thënë shumë herë dhe po e përsëris edhe tash. Nuk duhet të ngutemi dhe të marrim trajnerë pa e analizuar fare dhe duke arritur marrëveshje sa më të shpejt, pasi këto po qojnë edhe në shkarkimin e tyre të shpejtë. Klubet tona me këto gjeste vetëm po u bëjnë dëm vetit pasi edhe shkarkimet iu kushtojnë dhe atë jo vetëm në anën financiare por edhe në shumë aspekte tjera", ka thënë për gazetën "Kosova Sot",

Arsim Plepolli, sipas të cilit disa trajnerë që kanë ardhur në Kosovë, e kanë shfrytëzuar kampionatin këtu vetëm sa për t'u promovuar, por nuk kanë sjellë pothuaj asgjë. "Pa dashur ta nënçmojë asnjë trajner, por nga ajo që po shoh tek ne, shumica po vijnë të promovohen si trajner. Unë nuk i fajësoj trajnerët e ardhur, por menaxhuesit e klubeve, që nuk e shikojnë mirë karrierën e tyre, pastaj po ankohen pse nuk kemi suksese", ka vlerësuar Plepolli për gazetën "Kosova Sot". Risia e vetme, pagat marramendëse Pa asnjë dyshim zbarkimi i kaq shumë trajnerëve të huaj në futbollin kosovar u besua se do të ketë ndikim të madh në ngritjen e futbollit tonë, por në realitet ardhja e tyre nuk solli pothuajse asgjë. Kështu mendon edhe analisti Plepolli, sipas të cilit deri më tash këta trajnerë nuk i kanë arsyetuar pagesat e mëdha që bëhen ndaj tyre.

"Sa u përket risive, nuk them që na kanë sjell diçka të veçantë përveç pagave marramendëse. Unë sa kam informata ata paguhen 3 herë më shumë sesa trajnerët vendorë dhe kjo them se është risia e vetme që na kanë sjellë këta trajnerë", ka thënë Plepolli për "Kosova Sot", duke shtuar se futbolli i Kosovës ka shumë nevojë për trajnerë të huaj, por ata duhet të jenë të nivelit të lartë. "Trajnerët e huaj janë të mirëseardhur vetëm atëherë kur ne vërtet mësojmë diçka pozitive nga ta, por assesi nuk mund të them se na duhen vetëm pse japin deklarata pompoze. Edhe ne shikojmë futboll dhe e njohim deri dikur futbollin, por fatkeqësisht disa kryesi të klubeve fare nuk e njohin futbollin dhe për këtë arsye po bëjnë edhe investime të gabuara", ka përfunduar Arsim Plepolli

(Kosova Sot)