“Kundër Bullgarisë, sikur ndaj Danimarkës”

  • 22 March 2019 - 16:19
“Kundër Bullgarisë, sikur ndaj Danimarkës”

Athe Nuhiu shpreson që Kosova t’i nisë me fitore eliminatoret për “Euro 2020”.

Pas barazimit në miqësoren me Danimarkën në “Fadil Vokrri”, që përfundoi 2-2, Kosova tani do të përballet me një skuadër të një niveli më të ulët se ajo që u përball mbrëmë në Prishtinë, Bullgarinë

Por, kjo ndeshje do të jetë më e veçantë – e para në kualifikimet për Kampionatin e Evropian.

Sulmuesi i Kosovës, Nuhiu, që u inkuadrua mbrëmë në pjesën e dytë, në një prononcim për Super Sport, tha se rezultati pozitiv ndaj Danimarkës, mund t’i ndihmojë ata që ta nisin me këmbë në mbarë në kualifikimet për “Euro 2020”.

“Bëmë një ndeshje të mirë ndaj Danimarkës, shpresoj që të bëjmë mirë edhe ndaj Bullgarisë sërish”, u shpreh Nuhiu.

“Rezultatet pozitive na ndihmojnë që të bëjmë ndeshje akoma më të mira në të ardhmen”.

“Ndeshja me Bullgarinë është shumë më e rëndësishme se ajo me Danimarkën, sepse vlen për pikë”.

“Ka shumë rëndësi që të nisim me rezultat pozitiv këto eliminatore, pasi do të na ndihmonte shumë”, deklaroi mes tjerash Nuhiu

(Ksoova Sot)