U kritikua shumë nga tifozët, Celina i del në ndihmë Zhegrovës

  • 22 March 2019 - 16:54
U kritikua shumë nga tifozët, Celina i del në ndihmë Zhegrovës

Zhegrova ishte një ndër më të dobëtit mbrëmë më stadiumin “Fadil Vokrri”, por sipas Celinës, kjo nuk e zbeh talentin që posedon 19-vjeçari i Baselit.

Edon Zhegrova është duke u kritikuar për paraqitjen në Fadil Vokrri kundër Danimarkës, ku Kosova mori një barazim 2-2, edhe pse kishte mundësi të artë për të marrë krejtësisht fitore në këtë miqësore, e rëndësishme para super ndeshjes me Bullgarinë të hënën.

Zhegrova mori komente të shumta negative pas ndeshjes në një postim që bëri në “Instagram”, por Bersant Celina i Swansea City, është përkujdes që ta motivojë 19-vjeçarin për të shikuar përpara.

“Sa shumë urryes…. vetëm vazhdo kështu vëlla, je lojtar shumë i mirë”, komentoi Celina dhe nuk vonoi shumë erdhi edhe reagimi i Edonit: “Vëllai im, si gjithmonë i njëjti”. 

Image

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Kosova Sot)