“Loro Boriçi” pritet të jetë i mbushur, Shkodra “pushtohet” nga turqit

  • 22 March 2019 - 17:20
“Loro Boriçi” pritet të jetë i mbushur, Shkodra “pushtohet” nga turqit

Të paktën 10 mijë tifozë do të jetë sonte në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kombëtarja shqiptare do të nisi aventurën në eliminatoret për “Euro 2020” sonte kundër Turqisë.

Në ndeshjen që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” nga ora 20:45, sipas gazetares së Super Sport, Vilma Masha, në stadium mund të jenë më shumë se 10 mijë tifozë.

Ajo raportoi gjatë ditës së sotme nga Shkodra dhe tregoi se interesimi i Kuqezinjve për të parë ndeshjen nga afër vetëm sa po rritet.

Gjithashtu mësohet se Shkodra është pushtuar edhe nga tifozë të Kombëtares së Turqisë dhe pritet së paku 1.000 të jenë në stadium.

Në drejtim të Shqipërisë kanë udhëtuar edhe tifozët nga Kosova, Plisat, të cilët përkrahin kombëtaren e Shqipërisë në secilën ndeshje.

Shqipëria gjendet në Grupin H me Andorrën, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Turqinë.

Pas ndeshjes me Turqinë, Shqipëria përballet me Andorrën në udhëtim me 25 mars.

(Kosova Sot)