Pos Fenerbahces, edhe Besiktas e Galatasaray kërkojnë Muriqin

  • 22 March 2019 - 17:43
Pos Fenerbahces, edhe Besiktas e Galatasaray kërkojnë Muriqin

Vedat Muriqi është një prej lojtarëve shqiptarë që pritet të ndërroj skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.

Futbollisti që po kalon nëpër një formë të mirë në kampionatin turk, ka zgjuar interesimin e klubeve të këtij shteti.

Sulmuesi që ka këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka gjashtë asistime po kërkohet nga Galatasaray si dhe Besiktas.

Te dyja skuadrat këtë sezon po ka probleme serioze me fazën e sulmit dhe për këtë po kërkojnë shërbimet e lojtarit të Rizesporit.

Kështu së paku shkruan e përditshmja sportive turke, Fotomac, e cila ditë më parë shkroi se lojtari është duke u vëzhguar edhe nga Fenerbahçe.

Muriqi aktualisht është në grumbullim me përfaqësuesen e Kosovës, ku gjatë mbrëmjes së kaluar u paraqit në barazimin 2:2 me Danimarkën.

Ndryshe, Vedati karrierën e ka filluae në Liri të Prizrenit gjersa ka luajtur edhe në Teutë të Durrësit si dhe në Genclerbirligi të Turqisë. 

(Kosova Sot)