Rooney: Do të ishte ankth sikur Liverpooli ta fitonte titullin, 10 vjet do ta komentonin

  • 22 March 2019 - 17:47
Rooney: Do të ishte ankth sikur Liverpooli ta fitonte titullin, 10 vjet do ta komentonin

Wayne Rooney thotë se nuk do të mund ta përballonte faktin nëse Liverpooli do të arrinte ta fitonte titullin në këtë edicion.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe Evertonit dëshiron që Manchester City ta fitojë titullin, pasi sipas tij nëse Liverpooli e fiton titullin e 19 në histori atëherë tifozët e tij do të flisnin për këtë arritje në 10-15 vitet e ardhshme.

“Është një arsye shumë e mirë të jesh jashtë vendit kur aty dy ekipe luftojnë kokë më kokë për titull”, është shprehur Rooney, që tani luan në MLS për DC United. “Shpresoj që Manchester City përfundon mbi Liverpoolin. Nuk do të mund ta përballoja që t’i shoh ata duke fituar titullin, do të ishte ankth për secilin fans të Evertonit”.

Sipas tij fansat e Liverpoolit do ta komentonin për një dekadë këtë arritje.

“Më kujtohet më 2005 kur Liverpooli e kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe ende vazhdojnë të flasin për të, pra do të ishte kështu edhe për 10-15 vitet e ardhshme”, u shpreh Rooney për TalkSport.

Liverpooli është aktualisht në vendin e parë me 2 pikë më tepër se Manchester City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Skuadra e Jurgen Kloppit synon t’i jap fund pritjes 29 vjeçare për titull të Premier Ligës, i cili do të ishte i 19-ti, e do të kishte një më pak se Unitedi.

(Kosova Sot)