Panucci është gati, formacioni i mundshëm ndaj Turqisë

  • 22 March 2019 - 18:26
Panucci është gati, formacioni i mundshëm ndaj Turqisë

Shqipëria do të përballet sonte në mbrëmje me Turqinë, në sfidën e parë të edicionit eliminator “Euro 2020”, ndërsa trajneri Christian Panucci në seancën e fundit stërvitore, ka marrë përgjigje për dilemat e fundit në lidhje me formacionin.

Kështu mesfushori i thirrur për të zëvendësuar Andi Lilën, Ylber Ramadani nuk ia ka dalë të vihet në dispozicion të Panuccit për sfidën e sotme, ndërsa do të tentohet rikuperimi i tij për sfidën ndaj Andorrës.

Por një lajm i mirë erdhi nga sulmuesi Armando Sadiku, i cili konfirmoi dje në stërvitje se është plotësisht gati për sfidën e nesërme dhe se tashmë mbetet në dorë të Panuccit, nëse do të luajë nga minuta e parë apo jo.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Grezda, Sadiku.

(Kosova Sot)