Muriqi, Shqipërisë: Kujdes nga Turqia!

  • 22 March 2019 - 18:40
Muriqi, Shqipërisë: Kujdes nga Turqia!

Muriqi ka paralajmëruar Shqipërinë para përballjes së sotme me Turqinë.

Vedat Muriqi, në një intervistë për SuperSport ka treguar pikat e dobëta të Turqisë para sfidës në “Loro Boriçi” me Shqipërinë.

Por, sipas sulmuesit që po shkëlqen në Superligën e Turqisë me Rizesporin, mysafirët do të jenë gjithashtu të papërshtatshme dhe e gjitha kjo me ardhjen e trajnerit, Senol Gunes.

“Shqipëria përballet sonte me Turqinë, si e shihni këtë sfidë? Morali te Turqia me ndryshimin e trajnerit është i lartë, sepse Senol Gunes i njeh mirë të gjithë lojtarët dhe cilësitë e tyre. Edhe lojtarët e njohin shumë mirë atë, sepse ka shumë vite që punon në futbollin turk. Besoj se kanë gjetur harmoninë në skuadër”, tha ai.

“Shqipëria ka gjasa të mëdha për të fituar, por ka nevojë për përkrahjen e tifozëve. Shpresoj të fitojë Shqipëria, shtoi Muriqi.

“Cila është pika e dobët e Turqisë? Me sa di unë, nga lista e të grumbulluarve vetëm 4-5 lojtarë janë me eksperiencë në kombëtarë, të tjerët janë të gjithë të rinj”.

“Nëse Turqia luan me formacion të ri, pa shumë eksperiencë, mund të jetë në favor të Shqipërisë”. 

(Kosova Sot)