Anglia e turpëron Çekinë

  • 22 March 2019 - 23:05
Anglia e turpëron Çekinë

Anglia ka marrë pikët e plota në ndeshjen e parë në Grupin A, duke e mposhtur 5-0 Cekinë.

Anglia e ka nisur për mrekulli rrugëtimin për “Euro 2020”.

Në ndeshjen e parë në Grupin A, aty ku bën pjesë edhe Kosova, Anglia mori pikët e plota duke triumfuar 5-0 ndaj Çekisë.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i Manchester City, Raheem Sterling me het-trik, 24’, 62’ dhe 68’ kurse golat tjetërë i shënuan Harry Kane në fund të pjesës së parë dhe autogol, Kalas në minutën e 84’.

Pas kësaj fitore, Anglia ka shkuar në kuotën e tri pikëve në Grupin A, Bullgaria e Mali i Zi me nga një dhe Kosova e Çekia në fund me zero pikë.

“Dardanët” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Bullgarisë. 

(Kosova Sot)