Berisha flet pas goditjes me shishe: Personi që më goditi, nuk besoj që përfaqëson tifozët kuqezi

  • 23 March 2019 - 09:36
Berisha flet pas goditjes me shishe: Personi që më goditi, nuk besoj që përfaqëson tifozët kuqezi

Etrit Berisha ka folur pas humbjes nga Turqia, ku ka folur rreth goditjes me shishe nga tifozët dhe lojën në përgjithësi.

Turqia ka fituar në Loro Boriçi me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin H duke bërë që tifozët shqiptarë të revoltohet nga mesi i ndeshjes.

Ishte portieri prishtinas, Berisha, i cili e pësoi keq duke u goditur nga një shishe, por sipas tij ai person nuk përfaqëson tifozët kuqezi.

“Ne menduam që e kemi përgatitur mirë lojën, por këto gabime, fatkeqësisht po na ndëshkojnë shumë. Sidomos pas golit të dytë, loja ishte e mbyllur”, ka thënë fillimisht Berisha pas ndeshjes”.

“Kemi lloj-lloj tifozësh që vijnë në ndeshje dhe personi që më goditi, nuk besoj se përfaqëson tifozët kuqezi”.

“Gjyqtari na kërkoi të pastronim fushën, por në ato momente ndodhi ajo që nuk e prisja”.

“Sot ndaj Turqisë, të themi të drejtën, që nuk është se luajtëm keq. Do të doja të fitonim ndeshjen me Andorrën, për të ngritur moralin”, përfundoi portieri prishtinas. 

(Kosova Sot)