Cikalleshi tregon problemin e vërtetë të Shqipërisë

  • 23 March 2019 - 10:05
Cikalleshi tregon problemin e vërtetë të Shqipërisë

Sokol Cikalleshi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, është deklaruar pas humbjes së Shqipërisë 2-0 nga Turqia në “Loro Boriçi”.

Sipas Cikalleshit, i cili mungon në këto ndeshje – Shqipëria që u kualifikua në “Euro 2016” me Shqipërin e sotme janë si dita me natën.

Ai thotë se dikur ishin të bashkuar dhe funksiononin si një trup i vetëm, sot gjërat janë shumë më ndryshe.

Intervista e sulmuesit Sokol Cikalleshi, dhënë për emisionin “Kuqezi”, në Supersport, pas ndeshjes që Shqipëria humbi me rezultatin 0-2 ndaj Turqisë, në “Loro Boriçi”.

Si ndjeheni, pasi patë një humbje të tillë?
Ndjehem shumë keq në radhë të parë që nuk jam në grumbullim, për të dhënë kontributin tim në fushë ose në dhomat e zhveshjes. Më vjen keq, pasi ishte një ndeshje e mirë, ku skuadra u angazhua maksimalisht, por ndeshja u vendos nga episodet, që nuk ishin në favorin tonë.

A e prisnit këtë mënyrë loje të Turqisë?
Të luash thjeshtë është e vështirë dhe Turqia këtë bëri. Në e pata paralajmëruar, që ata kanë 4-5 lojtarë që mund të vendosin fatet e këtij takimi. Megjithatë të gjithë çunat dhanë maksimumin, duke krijuar disa raste të rrezikshme, por për fat të keq nuk arritëm t’i konkretizojmë në gol.

A i ka kjo skuadër mundësitë të përsëritë atë që bëri më 2016-ën?
Këtë nuk di ta them me siguri, por në 2016-ën ne ishim të gjithë bashkë, trajner, lojtarë, federatë, media, publik. Edhe episodet, duke përfshirë edhe atë që ndodhi në Serbi, ishin në favorin tonë. Tani mund të them që skuadra nuk është më aq e bashkuar sa atëherë.

(Kosova Sot)