E vëren edhe trajneri i Turqisë, ka probleme te Shqipëria

  • 23 March 2019 - 10:14
E vëren edhe trajneri i Turqisë, ka probleme te Shqipëria

Trajner i Turqisë, Senol Gunes, ka folur për “Supersport” pas fitores 2-0 të marrë kundër Shqipërisë në Grupin H të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Gunes ka konfirmuar atë që tashmë diskutohet në media në Shqipëri, dhe që e pranojnë edhe lojtarët – “s’ka harmoni në skuadër”.

Sipas trajnerit të Turqisë, lojtarët e Shqipërisë nuk ishin aspak të qetë në fushë, ndoshta kjo nga frika e reagimeve të Panuccit, që ka qenë kritik gjithmonë ndaj futbollistëve.

“Shqipëria ka lojtarë shumë të mirë, por nuk i  pashë të qetë në fushën e lojës”, tha Gunes.

Ai beson se Shqipëria mund t’iu shkaktojë telashe skuadrave si’; Franca, Islanda, Andorra dhe Moldavia që gjithashtu gjenden në Grupin H.

“Gjithsesi, mendoj se Shqipëria do të jetë një kundërshtar i vështirë për ekipet e tjera”, deklaroi ai mes tjerash.

(Kosova Sot)