Sadiku: Ëndërrova golin e fitoren, nuk shfrytëzuam rastet

  • 23 March 2019 - 15:09
Sadiku: Ëndërrova golin e fitoren, nuk shfrytëzuam rastet

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, ka deklaruar se ai nuk e ka pritur humbjen prej 2-0 ndaj Turqisë.

Sadiku tha se rikthimi ne tij e paramendoi me gol dhe me fitore, por se rastet nuku shfrytëzuan.

“E nisëm mirë ndeshjen dhe patëm 2-3 raste, që nuk i shfrytëzuam. Ne jemi Kombëtare e vogël dhe nuk mund të kemi luksin të shpërdorojmë 2-3 raste. Më pas u ndëshkuam dhe kundërshtari ia doli të menaxhojë mirë lojën”

“Jo, e kisha menduar rikthim me fitore dhe me gol të shënuar. Mezi prisja të rikthehem dhe doja shumë të shënoja dhe të festoja”.

“Ishte shumë e vështirë, pasi kur u futa në fushë, turqit e menaxhonin mjaft mirë lojën, duke ulur ritmin. Kjo bëri që të humbnim besimin dhe të mos reagonim dot”, deklaroi Sadiku.

(Kosova Sot)