Erza Muminoviq, e artë në Kupën Evropiane

  • 23 March 2019 - 16:38
Erza Muminoviq, e artë në Kupën Evropiane

Xhudistja kosovare Erza Muminoviq ia ka dhuruar Kosovës edhe një tjetër medalje të artë, pasi  triumfoi në Kupën Evropiane për Juniorë, e cila po mbahet në Athinë.

Në finalen e kategorisë deri në 48 kilogramë, kosovarja triumfoi kundër xhudistet austriake, Jacqeline Springer.

Paraprakisht, Muminoviq e mposhti rusen Giafra Borisova në gjysmëfinale, ndërsa në rundet preliminare e mposhti xhudistin nga Bullgaria, Gabriela Dimitrova, dhe atë nga Greqia, Ekaterini Theodorakopoulou.

Më parë, kosovarja e kishte fituar vendin e parë edhe në Kampionatin Evropian për Kadetë, në Kupën Panamerikane të Panama Cityt për Kadetë dhe në Kupën Evropiane të Berlinit për Kadetë. 

(Kosova Sot)