Triumfon Flaka Loxha, tjetër medalje e artë për Kosovën

  • 23 March 2019 - 17:27
Triumfon Flaka Loxha, tjetër medalje e artë për Kosovën

Pas Erza Muminoviqit, Kosovës iu shtua edhe një tjetër medalje e artë në xhudo, pas triumfit të Flaka Loxhës në kategorinë deri në 57 kilogramë, në Kupën Evropiane për Juniorë, që po mbahet në Athinë.

Në finale, xhudistja kosovare triumfoi ndaj xhudistes austriake Lisa Grabner. Loxha e fitoi këtë përballje brenda 3 minutave e 29 sekondave.

Kosovarja i zhvilloi edhe tri ndeshje të tjera në rrugën drejt finaleve. Në gjysmëfinale triumfoi ndaj hungarezes Brigatta Warga, ndërsa në rundet preliminare fitoi ndaj gjermanes Marina Zapros dhe turkes Hasret Bozkurt.

Kjo është medalje e para e artë për Loxhën, e cila më parë e kishte fituar vendin e dytë në Kupën Evropiane të Sarajevës për Juniorë dhe vendin e tretë në Kupën Evropiane të Lignanos për Juniorë e Kupën Evropiane të Zagrebit për Kadetë.

Nga katër ndeshjet e zhvilluara në rrugën drejt medaljes së artë, Loxha i fitoi dy përballe me ippon, ndërsa dy me Ëaza-ari. 

(Kosova Sot)