Edy Reja larg Shqipërisë

  • 23 March 2019 - 17:43
Edy Reja larg Shqipërisë

Pas shkarkimit të Christian Panuccit nga posti i përzgjedhësit të Kombëtares së Shqipërisë, menjëherë nisi të qarkullojë emri i Edi Reja si kandidat kryesor për ta marrë drejtimin e kuqezinjve.

Trajneri italian mbrëmë ishte në Shkodër në ndeshjen që Shqipëria e humbi nga Turqia në kualifikimet për “Euro 2020” dhe është parë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke e shtuar kështu mundësinë e angazhimit të tij.

Mirëpo, burime të Gazetës Express brenda Kombëtares Shqiptare thanë se Reja nuk pritet të bëhet përzgjedhës i Shqipërisë. Madje, askush nga FSHF ende nuk e ka përmendur emrin e trajnerit të përfolur italianë me futbollistët.

Mosha e shtyrë, 73 vjeç, është edhe një fakt tjetër që minimizon gjasat e punësimit të tij në Shqipëri.

(Kosova Sot)