Të vërtetat dhe gënjeshtrat e Super Ligës së Evropës

  • 23 March 2019 - 19:23
Të vërtetat dhe gënjeshtrat e Super Ligës së Evropës

Formati aktual i Ligës së Kampionëve duket se po shkon drejt fundit.

Shoqata e Klubeve Evropiane (ECA), rrjetet televizive dhe UEFA janë duke u përballur me realitetin se rritja e audiencës dhe interesit kërkon ndryshime në formatin aktual.

Përderisa faza eliminatore e kësaj gare vazhdon të jetë plot emocion, faza e grupeve duket më e zbehur dhe shumë ndeshjeve u mungon emocioni, veçanërisht kur kualifikimi në fazën e radhës veçse është siguruar apo kur ka dallime të mëdha në cilësi mes dy skuadrave.

Të gjitha palët e përfshira e dinë se gara duhet të ndryshojë, por këto zhvillime nuk do të vijnë para përfundimit të sezonit 2024/25. Për më tepër, për këto ndryshime do të vendoset prapa një perdeje konsensusi.

Për shkak se gjithçka po mbahet e fshehtë, kjo ka bërë që mediat botërore të raportojnë shumë gjëra, disa të vërteta e disa më pak të tilla.

Ka pasur shumë spekulime për formatin dhe stilin e kësaj gare të re. Mirëpo, gjithçka do të vendoset pas pesë vjetësh takimesh, debatesh dhe marrëveshjeve.

Pala e parë që dëshiron diçka më shumë nga Liga e Kampionëve janë klubet dhe pikërisht kjo kërkesa ka qenë primare në agjendën e tyre gjatë kohës së fundit.

Këto kërkesa janë si rezultat i një takimi të grupit G14 që tani e kontroll ECA-në, një shoqatë që e ka nënshkruar një memorandum me UEFA-n për krijimin e një ligë të tretë evropiane.

ECA-ja është e përbërë nga 232 klube nga e gjitha Evropa dhe javën tjetër këto klube do të takohen në Amsterdam bashkë me disa komisionarë të Bashkimit Evropian për t’i përditësuar projektet e tyre.

Në takimin e fundit, të mbajtur në Nyon, ECA-ja e prezantoi draftin e parë për garën e radhës evropiane.

Njëra ndër planet e klubeve për këtë garë të re është që të ndahen tri nivele të futbollit (si Liga e Kampionëve, Evropa Liga dhe gara e tretë e cila do të fillojë nga vitit 2021). Pastaj, klubeve do të mund të bijnë nga liga dhe të promovohen në ligën e nivelit më të lartë. Këto ndeshje do të luheshin në fundjavë.

Përkundër që në basketboll është tentuar të krijohet një ligë e tillë evropianë për mbi dhjetë vjet, ajo nuk është arritur ende plotësisht.

Në fundjavë, ndeshjet do të kenë audiencë më të madhe televizive, mirëpo sponsorët pastaj do t’i binin në kundërshtim me interesimin e tyre për ligat vendore.

Në mënyrë që këto ide të shumta të formësohen në projektin përfundimtar, ato fillimisht duhet të kalojnë nëpër disa filtra.

Federatat, ligat, unionet e lojtarëve dhe klubet duhet ta gjejnë një kornizë të bashkëjetesës, sipas së cilës ligat vendore do të mund të vazhdojnë të ekzistojnë.

Bashkimi Evropian do të ketë rol të madh në këtë projekt.

(Kosova Sot)