Spanja dhe Italia nuk gabojnë, e nisin rrugën drejt Evropianit me fitore

  • 23 March 2019 - 22:40
Spanja dhe Italia nuk gabojnë, e nisin rrugën drejt Evropianit me fitore

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Italisë e kanë filluar në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020.

Spanja siguroi fitore me rezultat 2:1 ndaj Norvegjisë, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Mestalla”, ndërsa Italia e mposhti Finlandën me rezultat 2:0 në “Dacia Arena”.

Spanja e dominoi plotësisht ndeshjen kundër Norvegjisë, me 76 për qind të posedimit të topit, dhe me 25 goditje drejt portës, në krahasim me vetëm katër të norvegjezëve.

Spanjollët i humbën tri raste të arta për të shënuar gol, megjithatë arritën ta fitojnë ndeshjen përmes golit të Rodrigos në minutën e 16-të dhe golit të Sergio Ramosit në minutën e 71-të, nga pika e penalltisë. Golin e vetëm për norvegjezët e shënoi Joshua King, nga 11-metërshi.

Në anën tjetër, edhe Italia e dominoi ndeshjen kundër Finlandës, por jo aq bindshëm sa kundër Spanjës. Italianët e mbajtën 59 për qind të posedimit të topit dhe i bëri 11 goditje drejt portës, ndërsa finlandezët i bënë nëntë.

Italianët kaluan në epërsi qysh në minutën e shtatë të ndeshjes, kur Nicolo Barella shënoi një gol nga jashtë zonës së portierit, që u devijua.  Golin e sigurisë e shënoi Moise Kean në minutën e 74-të të ndeshjes.

Këto ishin dy ndeshjet e para për të dyja skuadrat në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020. 

(Kosova Sot)