Zyrtare: Tyson Fury gjen kundërshtarin e radhës

  • 24 March 2019 - 10:13
Zyrtare: Tyson Fury gjen kundërshtarin e radhës

Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë, britaniku Tyson Fury do të përballët me boksierin gjerman Tom Schwarz në Las Vegas më 15 qershor.

29-vjeçari Fury do të boksojë për herë të parë që prej se e nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse me transmetuesin amerikan ESPN në vlerë 80 milionë funte për pesë meçe boksi

Promotori i tij Frank Warren shpreson se Fury do të përballët përsëri me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder pas meçit të parë mes tyre që doli barazim.

“Jam shumë mirë, shumë i gatshëm: mezi pres të luftoj. Schwarz është i pamposhtur, i ri dhe ambicion”, tha Fury.

(Kosova Sot)