Trondit ylli i Liverpoolit: Pashë vdekjen me sy dhe nënshkrova testamentin

  • 24 March 2019 - 13:15
Trondit ylli i Liverpoolit: Pashë vdekjen me sy dhe nënshkrova testamentin

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, ka zbuluar se një kujtim të keq nga e kaluara e tij, kur ishte i shtrirë në spital dhe buzë vdekjes, atëherë kur, siç thotë, futbolli nuk kishte më kuptim.

Virgil Van Dijk është një nga mbrojtësit më të fortë në botë. I ardhur te Liverpool në janar të 2018-ës, duke vendosur rekordin e mbrojtësit më të shtrenjtë në botë pasi u pagua 80 milionë euro, holandezi ka folur sot për karrierën e tij

Nga Holanda, ku ndodhet i grumbulluar me kombëtaren, në prag të ndeshjes me Gjermaninë, e cila zhvillohet të hënën, mbrojtësi 28-vjeçar ka kujtuar një episod kur ka qenë 17 vjeç te klubi Groningen.

“Për herë të parë në jetën time futbolli nuk ka pasur asnjë kuptim. Pashë vdekjen në sy. Mendoja vetëm se si të isha ende gjallë. Unë dhe nëna ime u lutëm shumë te Zoti dhe mendonim shumë skenarë për të ardhmen”, thotë Van Dijk.

“Asokohe firmosa edhe një dokument, që shprehte vullnetin tim. Ia lija nënës sime të gjitha paratë që kisha grumbulluar nëse do të vdisja në spital. Askush nuk donte të mendonte për këtë opsion, por ishte një gjë që duhej bërë”, tha mbrojtësi holandez.

Më tej, ai shton: “Më kujtohet kur isha i shtrirë në krevatin e spitalit. Shihja vetëm fije dhe tuba në trupin tim. Ishte sikur nuk funksiononte asgjë. Nuk isha në gjendje të bëja asgjë. Një kujtim shumë i keq, më i shëmtuari i jetës time”.

(Kosova Sot)