Kjo do të jetë paga e Mbappes në Real Madrid, nëse transferohet këtë verë

  • 24 March 2019 - 14:16
Kjo do të jetë paga e Mbappes në Real Madrid, nëse transferohet këtë verë
Kylian Mbappe /

Kylian Mbappe është ylli që Florentino Perezi ëndërron ta blejë në verë, por presidenti i Real Madridit duhet të përpiqet fort për t’i siguruar shërbimet e tij.

Një raport i gazetës franceze “L’Equipe” për yjet më të paguar të sportit në Francë ka hedhur dritë mbi pagën që Real Madridi do të duhej t’ia ofrojë Kylian Mbappes nëse e blen nga Paris Saint-Germaini.

Gazeta franceze zbuloi se, në vitin kalendarik 2018, Mbappe pati një pagë mujore që iu rrit nga 1.55 milionë euro bruto në muaj në sezonin 2017/18, në 1.77 milionë euro në sezonin 2018/19, apo nga 10.8 milionë euro në sezon në 12 milionë euro në vit.

Në bazë të kontratës së tij me kampionin e Ligë 1 – e cila ka afat deri në vitin 2022 – francezit i rritet paga për 1.2 milionë euro neto çdo sezonin. Si rrjedhojë, 20-vjeçari do të marrë pagë vjetore 13.2 milionë euro në PSG në sezonin 2019/20.

Prandaj, Madridi nuk mund të tentojë ta transferojë fituesin e Kupës së Botës nëse nuk i ofron pagë vjetore të paktën 15 milionë euro neto.

(Kosova Sot)