Maradona për Messin dhe bashkëlojtarët e tij: Ky ekip s’e meriton fanellën e Argjentinës

  • 24 March 2019 - 16:11
Maradona për Messin dhe bashkëlojtarët e tij: Ky ekip s’e meriton fanellën e Argjentinës

Legjenda dhe fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Diego Maradona e ka kritikuar ashpër Kombëtaren Albiceleste, pasi humbjes 3:1 kundër Venezuelës në një ndeshje miqësore në Madrid.

Maradona e ka krahasuar këtë ndeshje me shikimin e një filmi horror, transmeton Gazeta Express.

Kjo ishte hera e dytë në 25 ndeshje që Venezuela e mposht Argjentinën, dhe kjo e ka nxitur Maradonën ta godasë hierarkinë e Kombëtares argjentinase.

“Nuk më pëlqen të shikoj filma horror, por nuk e di sesi një grup njerëzish të paaftë që e udhëheqin Argjentinën menduan ta mposhtnin Venezuelën”, tha Maradona.

Ai thotë se i vjen keq për tifozët dhe lojtarët.

Maradona, i cili momentalisht drejton klubin Dorados në Liga Ascenso në Meksikë, shtoi: “Më dhemb sepse ndihem argjentinas deri në palcë por duke parë gjeneratën e lojtarëve si Oscar Ruggeri, Gabriel Batistuta, Claudio Caniggia.. ekipi aktual nuk e meriton këtë fanellë. Do ta jepnim jetën për ta parë Claudio Tapian duke u larguar, sepse nuk ia ka idenë çfarë po bë”.

Tapia e emërua president i Federatës ë Futbollit të Argjentinës më 2017, pozitë të cilën do ta mbajë deri më 2021

(Kosova Sot)