Vojvoda, Zenelit: “Ruaju Arbër se 10 sekonda me të humb koncentrimi…”

  • 24 March 2019 - 17:01
Vojvoda, Zenelit: “Ruaju Arbër se 10 sekonda me të humb koncentrimi…”

Atmosferë e mrekullueshme po mbizotëron te Kosova para ndeshjes të hënën me Bullgarinë.

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, futbollistët e Kosovës kanë pasur fatin që dy ndeshje me radhë t’i zhvillojnë në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

E para u zhvillua të enjten, ku Kosova barazoi 2-2 me Danimarkën, kurse radhën e ka sfida me Bullgarinë, me 25 mars (të hënën), e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.

Për shkak se të dy ndeshjet “Dardanët” i kanë pasur në Prishtinë, ata kanë qenë më të lirë se herëve tjera. Kohën e lirë, futbollistët tanë e kanë kaluar edhe duke luajtur lojëra kompjuterike.

Vojvoda, ditë më parë, pas barazimti me Danimarkën, duke shpjeguar se si erdhi goli i mysafirëve në minutën e 91’, i bëri të gjithë të qeshin, duke thënë “10 sekonda me të humb koncentrimi, e han përmas”.

Kjo tashmë është shndërruar në një shaka dhe në një video të publikuar nga Mërgim Vojvoda, ku shihet Arbër Zeneli duke luajtur lojëra kompjuterike, ai i thotë: “Ruju Arbër se 10 sekonda me të humb koncentrimi….!”, e më pas nisin të gjithë të qeshin në dhomën e hotelit ku janë të grumbulluar futbollistët tanë.

(Kosova Sot)