Trajneri i Bullgarisë pritet të bëjë tri ndryshime për ndeshjen me Kosovën

  • 24 March 2019 - 17:07
Trajneri i Bullgarisë pritet të bëjë tri ndryshime për ndeshjen me Kosovën

Bullgaria pritet t’i bëjë disa ndryshime për ndeshjen me Kosovën për dallim nga ndeshja që zhvilloi ditë më parë me Malin e Zi.

Bullgaria ka lëshuar pikë në ndeshjen e parë në Grupin A në kualifikimet për “Euro 2020”.

Kundërshtari, me të cilin do të përballet të hënën Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri”, gaboi në shtëpi duke barazuar 1-1 me Malin e Zi.

Bullgaria do të vijë në Prishtinë për të kërkuar pikët e plota, por Petar Hubchev e di shumë mirë se do ta kenë të vështirë ndaj “Dardanëve”, për të cilët ka vetëm fjalë të mira.

Sipas mediave bullgare, Hubchev pritet të bëjë 3 ndryshime nesër në formacionin startues kundër Kosovës krahasuar me atë kundër Malit të Zi.

Slavchev do të zëvendësojë të lënduarin, Chochev. Nedyalkov (mbrojtës i majtë) dhe N. Dimitrov (anësor i majtë), gjithashtu kanë shanse për të nisur titullar ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri”, që do të zhvillohet të hënën nga ora 20:45. 

(Kosova Sot)