Kroaci – Hungari, Modric e Rakitic e nisin nga minuta e parë, s’ka vend për Kovacicin

  • 24 March 2019 - 17:33
Kroaci – Hungari, Modric e Rakitic e nisin nga minuta e parë, s’ka vend për Kovacicin

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Kroacisë dhe Hungarisë.

Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2020” kundër Azerbajxhanit, Kroacia do të kërkojë një tjetër fitore, për të blinduar që tani pozitën e parë në Grupin E.

Mateo Kovacic po luan më shumë te Chelsea, por prapë se prapë, ai është vetëm zëvendësues te Kombëtarja e Kroacisë, kurse Rakitic i Barcelonës dhe Modric i Real Madridit – e nisin titullar këtë takim.

(Kosova Sot)