Hekuran Kryeziu jep lajmin e madh para ndeshjes me Bullgarinë

  • 24 March 2019 - 17:48
Hekuran Kryeziu jep lajmin e madh para ndeshjes me Bullgarinë

Hekuran Kryeziu është gati për ndeshjen me Bullgarinë.

Mesfushori i FC Zurich, Hekuran Kryeziu, i cili mungoi të enjten në miqësoren me Bullgarinë, ka thënë se është gati për të zbritur nga minuta e parë të hënën kundër Bullgarisë.

“Siç e pat edhe dje jam stërvit me ekipin dhe nëse edhe sot shkon gjithçka në rregull, atëherë do të lauj në ndeshjen e nesërme”, u shpreh ai.

“Kemi analizuar kundërshtarin, në Ligën e Kombeve nuk kanë bërë shumë gola. Ne e pamë me Danimarkën se mund të bëjmë mirë dhe jemi optimist se me tifozët në stadium mund t’ia dalim”, shtoi ai. 

“Besoj se do të jetë një ndeshje më ndryshe se ajo me Danimarkën, Bullgaria janë fizikisht të fortë dhe me agresivitetin që kanë, mund të na i vështirësojnë gjërat”.

(Kosova Sot)