Challandes tregon se si mund ta mposhtë Kosova Bullgarinë

  • 24 March 2019 - 18:11
Challandes tregon se si mund ta mposhtë Kosova Bullgarinë

Challandes beson se Bullgaria është rival i vështirë për Kosovën, por nëse lojtarët vrapojnë dhe angazhohen gjatë gjithë kohen dhe nuk e humbin koncentrimin, çdo gjë mund të ndodhë.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Berned Challandes, thotë se ndeshja me Bullgarinë nuk do të jetë aspak e lehtë, e cila do të zhvillohet të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Megjithatë, sipas tij, nëse lojtarët luftojnë për çdo top në fushë, atëherë gjasat do të jenë shumë më të mira për të arritur fitore.

“Nëse luajmë mirë, kemi mundësi t’i marrim tri pikët”, tha ai.

“Është një tjetër ndeshje, nëse do të jetë e mirë për tifozët nuk e di. Për mua është e qartë, do të përgatis ekipin si çdo ndeshje tjetër. Ajo ndeshja ka qenë lojë përgatitore, tani jemi në një garë ku duhet të grumbullojmë pikë dhe do të nda duhet të luftojmë për çdo top në çdo pjesë të fushës. Ata kanë ekip të fortë dhe me shumë përvojë”, u shpreh Challandes.

“Ekipi është në një situatë të mirë, por mos të harrojmë se ata janë agresiv dhe do të na i vështirësojnë gjërat”. 

(Kosova Sot)