“Bullgaria, kundërshtari më i fortë që Kosova është përballur ndonjëherë”

  • 24 March 2019 - 18:41
“Bullgaria, kundërshtari më i fortë që Kosova është përballur ndonjëherë”

Challandes beson se Bullgaria është kundërshtari më serioz dhe më i vështirë që Kosova është përballur gjatë historisë në ndeshje zyrtare.

Kosova do të nisë kampanjën kualifikuese për “Euro 2020” kundër Bullgarisë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndaj një kundërshtari që ka marrë lëvdata nga trajneri i “Dardanëve”.

“Por, është ndeshja më e rëndësishme zyrtare për ne”, tha Challandes.

“Tani luajmë në kualifikime për në Kampionat Evropian, e jo në Ligën D dhe ka shumë ekipe të forta. Bullgaria ka lojtarë me shumë eksperiencë në gara të këtilla, qofshin kampionate Evropiane apo Botërore”.

“Kanë eksperiencë të madhe në kualifikimeve dhe nëse e krahasojmë do te jetë shumë më e vështirë se kundërshtarët që kemi pasur deri më tani”, tha ai.

Por, pavarësisht kundërshtarit dhe garës më të vështirë se Nations League, Challandes ka thënë se Kosova nuk do të ndërrojë filozofin e lojës.

“Unë s’do ta ndryshojë stilin e lojës për shkak të garës, të kthehem në mbrojtje apo diçka të ngjashme, unë mesiguri s’do ta ndryshoj, por nëse kundërshtari e bën, edhe ne duhet gjithashtu”, deklaroi Challandes.

(Kosova Sot)