Trajneri i Bullgarisë, për futbollistin e lënduar: “Nuk ia doli!”

  • 24 March 2019 - 19:20
Trajneri i Bullgarisë, për futbollistin e lënduar: “Nuk ia doli!”

Trajneri i Bullgarisë, Petar Hubchev është duke e mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Kosovën.

Ndërkaq, para ndeshjes, bullgarët morën një lajm të keq pas lëndimit të Chochev Nedyalkov.

Megjithatë Hubchev nuk duket edhe aq i brengosur pasi thotë se ai mund të zëvendësohet.

“Ishte një lajm i keq lëndimi i Chochev, por ne e kemi zëvendësuesin e tij. Ai është lojtar i rëndësishëm, por nuk ia doli të rikuperohej”, tha Hubchev.

Ndryshe, nesër Kosova dhe Bullgaria ndeshen në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

(Kosova Sot)