S’ka shpëtim, biletat sërish në tregun e zi, ja deri në sa shkon çmimi

  • 24 March 2019 - 20:39
S’ka shpëtim, biletat sërish në tregun e zi, ja deri në sa shkon çmimi

Biletat për ndeshjen Kosovë – Bullgari, kanë përfunduar në tregun e zi.

Federata e Futbollit të Kosovës mori vendim në nëntor të vitit të kaluar që biletat t’i shesë online, pasi tregu i zi lulëzoi në ndeshjet e shtatori dhe tetorit.

Online janë shitur edhe për dy ndeshjet e marsit, kundër Danimarkës, që përfundoi 2-2 dhe Bullgarisë, që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Biletat u shiten brenda një kohë të shkurtër, por duket se disa disa, morën online për t’i shitur ato në treg të zi, e jo për ta shikuar vet ndeshjen.

Kjo për faktin se tani një biletë në tregun e zi për ndeshjen e nesërme kap shumën prej 50, 80 eurove deri në 150 euro, një çmim ky shumë më i lartë.

Biletën që mund të shihni më poshtë, çmimi real i të cilës mund të jetë nga 10 deri në 15 euro, sepse është biletë e tribunës lindore, në tregun e zi po shitet 80 euro.

(Kosova Sot)