Lojtari i Gjeorgjisë ia shpëton jetën kundërshtarit të tij zviceran

  • 25 March 2019 - 11:00
Lojtari i Gjeorgjisë ia shpëton jetën kundërshtarit të tij zviceran

Mbrojtësi i Zvicrës Fabian Schar u rrëzua pa ndjenja në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Gjeorgjisë këtë fundjavë, pas një përplasjeje brutale kokë me kokë me Jemal Tabidzen e Gjeorgjisë.

Schar, i cili luan në Premierligë me Newcastle, u fut në zonën e Gjeorgjisë gjatë një rivënie nga këndi në minutën e 23-të, dhe e gjeti veten në një situatë kërcënuese për jetën

Pas përplasjes kokë me kokë me kundërshtarin, Schar ra në tokë pandjenja dhe i kishte ikur gjuha. Por, reagimi i shpejtë i futbollistit gjeorgjian Jano Ananidze ishte fantastik, i cili ia ktheu gjuhën në vend duke ia shpëtuar jetën kështu.

Pas katër minutave tretman, befasisht Schar ishte në gjendje ta vazhdojë ndeshjen.

Pas ndeshjes, ai tha për mediat zvicerane se nuk mbante në mend asgjë nga ky incident.

(Kosova Sot)