Mourinho: Zidane njeriu i duhur për Real Madridin

  • 25 March 2019 - 11:04
Mourinho: Zidane njeriu i duhur për Real Madridin

Jose Mourinho këmbëngul se Zinedine Zidane e meriton pozitën e trajnerit në Real Madridit, edhe pse u përfol shumë se portugezi do të kthehej në stolin e Los Blancos.

Jose Mourinho beson se Zinedine Zidane është njeriu u duhur për pozitën e trajnerit të Real Madridit.

Zidane u emërua përsëri trajner i Real Madridit në fillim të këtij muaji, vetëm 10 muaj pasi kishte dhënë dorëheqje nga ky post.

Francezi e zëvendësoi Santiago Solarin, i cili e kishte zëvendësuar Julen Lopeteguin në fillim të sezonit 2018/19.

“Mendoj se ende nuk mund të flasim për një karrierë të tij si trajner, por ai e ka hedhur një hap të ri në karrierën e tij. Ai duhet ta ndërtojë një ekip, duhet të bej zgjidhje, të blejë dhe të shesë lojtarë. Duhet t’i trajnojë dhe t’u japë një filozofi të lojës”, tha Mourinho.

“Mendoj se mbase ai është njeriu i duhur për këtë pozitë”, shtoi Mou. 

(Kosova Sot)