Zidane: S’isha idiot të shkoja në lokale nate, flija mirë dhe pija vetëm ujë

  • 25 March 2019 - 11:47
Zidane: S’isha idiot të shkoja në lokale nate, flija mirë dhe pija vetëm ujë

Rrugëtimi i Zinedine Zidane drejt majës si futbollist profesionist ka qenë i gjatë dhe i lodhshëm. Legjenda franceze ka rrëfyer për jetën e vet si futbollist.

Zidane i kaloi pesë vitet e fundit të karrierës së tij si futbollist në Real Madrid, duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligën, përkrah lojtarëve të mëdhenj si Ronaldo, Raul dhe Luis Figo.

Megjithatë, hapat e tij të parë në futboll nuk ishin aq të shkëlqyer.

“Prej fillimit e kam pasur të qartë. Krejt çka doja ishte të luaja futboll. Por kish vështirësi në shkollë dhe prindërit më qortonin”, tregoi Zidane.

“E dija mirë se nuk e kisha qëndrimin e duhur. Pastaj, një ditë ata më thanë: ‘ne e dimë që ke diçka në mendje, prandaj bëje atë që duhet ta bësh’”, shtoi ai.

Ai tregoi se pasi iu bashkua Cannes në moshën 17-vjeçari ndryshoi stilin e jetës në mënyrë që të arrijë lart.

“Kur mbërrita në Cannes, i pashë profesionistët duke stërvitur dhe thashë me vete: ‘këtë dua ta bëj’”, shtoi ai.

“Flija mirë, nuk isha idiot të shkoja nëpër lokale nate dhe pija vetëm ujë”, tregoi ai. 

(Kosova Sot)