Kjo është porosia e fundit e bullgarëve për Kosovën

  • 25 March 2019 - 14:29
Kjo është porosia e fundit e bullgarëve për Kosovën

Bullgaria ka zbarkuar në Kosovë dhe kërkon rezultat pozitiv sonte në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2020

Bullgaria e nisi me barazim kampanjën kualifikuese të Kampionatit Evropian 2020.

Mirëpo, bullgarët nuk kanë ardhur në Kosovë më flamur të bardhë.

Ata madje kërkojnë sonte rezultat pozitiv ndaj “Dardanëve”, në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

“Gati për sonte”, ka shkruar Kombëtarja Bullgare në grupin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Kosova i hyn kësaj loje me optimizëm pas paraqitjes fantastike ndaj Danimarkës të enjten që shkoi në miqësoren e zhvilluar në Prishtinë, e cila përfundoi baras, 2:2.

Andaj, Verdhekaltrit synojnë ta fitojnë këtë ndeshje për ta nisur me këmbë të mbarë kampanjën kualifikuese të Euro 2020. 

Image

(Kosova Sot)