Bullgarët ia huqin emrit të kryeqytetit të Kosovës

  • 25 March 2019 - 14:39
Bullgarët ia huqin emrit të kryeqytetit të Kosovës

Kombëtarja e Bullgarisë përmes grupit zyrtar në rrjetin social ka njoftuar për lojën e sontme ndaj Kosovës, ndërkohë që ia kanë huqur emrit të kryeqytetit kosovar

Kontingjenti i Kombëtares së Bullgarisë ka zbarkuar dje në Prishtinë, ku sonte do ta zhvillojë ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2020 ndaj Kosovës.

Kombëtarja Bullgare përmes grupit të saj në rrjetin social, Facebook ka njoftuar për ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” sonte duke filluar nga ora 20:45.

Mirëpo, ajo që bie në sy është se në këtë njoftim, bullgarët ia kanë huq emrit të kryeqytetit kosovar.

Në vend se ta shkruajnë Prishtina, e kanë shkruar “Prishina”, në çirilicë, siç shihet edhe në këtë fotografi.

Bullgarët ndërkohë kanë shkruar se janë të gatshëm për ndeshjen e sontme, ku synojnë rezultat të favorshëm.

Nga ana tjetër, “Dardanët” vijnë pas një serie prej 11 ndeshjesh pa humbje dhe formës së shkëlqyeshme të shfaqur në ndeshjen me Danimarkën të enjten që shkoi, në barazimin 2:2. 

(Kosova Sot)