Manchester City nuk e harron Muricin e Kosovën

  • 25 March 2019 - 17:15
Manchester City nuk e harron Muricin e Kosovën

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë eliminatore për “Euro 2020”.

“Dardanët” do të përballen me Bullgarinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45, për të nisur rrugëtimin për Kampionatin Evropian.

Në ndeshjen e mbrëmjes së sotme, në portë pritet të startojë nga minuta e parë Arijanet Murici i Manchester City.

Klubi anglez nuk e ka harruar këtë dhe gjatë ditës ua ka kujtuar fansave ndeshjet që duhet përcjell sonte dhe në mesin e tyre, është edhe ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë që zhvillohet nga ora 20:45.

Image

(Kosova Sot)