Kosova vs Bullgaria, mosha mesatare e skuadrave dhe vlera e tyre!

  • 25 March 2019 - 19:24
Kosova vs Bullgaria, mosha mesatare e skuadrave dhe vlera e tyre!

Kosova ka skuadër më e re dhe të vlefshme se Bullgaria.

“Dardanët” do të nisin rrugëtimin për “Euro 2020” sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër bullgarisë, ndeshje që do të zhvillohet nga ora 20:45.

Kosova vjen në këtë ndeshje pas paraqitjes fantastike kundër Danimarkës, derisa Bullgaria pas barazimit 1-1 me Malin e Zi.

Sipas “Transfermarkt”, Kombëtarja e Kosovës është më e vlefshme se ajo e Bullgarisë ka moshën mesatare më të re se mysafirët.

Mosha mesatare e skuadrës së Kosovës është 23.5 vjeç, kurse vlera e lojtarëve në tregun e transferimeve shkon deri 44.45 milionë euro.

Lojtari më i shtrenjtë i “Dardanëve” është Milot Rashica me 7 milionë euro. Kosova renditet në ranglistën e FIFA-s në vendin e 131-të.

Derisa mosha mesatare e skuadrës së Bullgarisë është 28.1 vjeç, kurse vlera e gjithë ekipit shkon deri në 31.02 milionë euro. Lojtari më i shtrenjtë i mysafirëve e është Kiril Despodov, me 3 milionë euro, kurse renditen në vendin e 46-të në ranglistën e FIFA-s.

5 ndeshjet e fundit të Kosovës e Bullgarisë:

Kosova: Tri fitore (Dy herë ndaj Maltës, një herë kundër Azerbajxhanit), dy barazime (Danimarkë, Ishujt Faroe).

Bullgaria: Tri barazime (Mal i Zi, Slloveni, Qipro), një fitore (Bullgari) dhe një humbje (Norvegji).

(Kosova Sot)