Brohoritja unike në “Fadil Vokrri”: “Duam fitore”

  • 25 March 2019 - 20:27
Brohoritja unike në “Fadil Vokrri”: “Duam fitore”

Tifozët e shumtë të mbledhur në stadiumin “Fadil Vokrri” kanë nisur të brohorasin duke kërkuar fitore nga futbollistët e Kosovës në përballjen me Bullgarinë në Grupin A kualifikues për Euro 2020.

 

Futbollistët e Kosovës zbresin në fushë

Futbollistët e Kosovës tashmë kanë zbarkuar në fushë dhe kanë nisur nxehjet para ndeshjes me Bullgarinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje do të nisë nga ora 20:45 dhe nga minuta e parë në fushë do të zbresin Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli, të cilët nuk luajtën kundër Danimarkë.

(Kosova Sot)