Portieri i Bullgarisë, i habitur nga pritjet për fitore ndaj Kosovës

  • 26 March 2019 - 10:32
Portieri i Bullgarisë, i habitur nga pritjet për fitore ndaj Kosovës

Portieri i ekipit kombëtar të Bullgarisë, Nikolay Mihaylov, është shprehur i habitur që disa njerëz, veçanërisht gazetarët, kishin pritur nga skuadra bullgare që të fitonin kundër Kosovës.

Barazimi 1:1 me Kosovën në “Fadil Vokrri” ishte rezultat i mirë për Bullgarinë, sipas portierit Nilolay Mihaylovit, i cili beson se ky barazim mund të jetë i rëndësishëm për kualifikimet në EURO 2020.

“Ishte një fillim i vështirë për ne, ndeshja filloi shumë mirë. Ne u lodhën dhe u krijuam atyre hapësirë. Ekipi i tyre është i ri dhe i mirë dhe besoj se ata do t’ia vështirësojnë punën shumë ekipeve të tjera në grupin tonë”, ka thënë Mihaylov.

“Ata do të kthehen edhe më të mirë në qershor. Është normale që djelmoshat e rinj të shqetësohen dhe të punojnë pasi që e kanë të ardhmen para vetes.  Disa njerëz thonë se ne duhet t’i kishim marrë tre pikët kundër tyre, por ju e patë si luan Kosova”.

“Çdo skuadër pas Anglisë mund të marrë pikë si vendas dhe si mysafir dhe ne luftojmë për pikët maksimale në çdo ndeshje”.

Fillimisht, bullgarët kaluan në epërsi në minutën e 39-të të ndeshjes, përmes golit të shënuar nga Vasil Bozhikov. Mirëpo, në minutën e 61-të, Arbër Zeneli e barazoi rezultatin me një supergol.

“Dardanët” kishin shumë raste për ta shënuar golin e fitores në këtë ndeshje, mirëpo djelmoshat e Bernard Challandes nuk e arritën këtë qëllim. Ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica, i pati katër raste të mira gjatë ndeshjes, mirëpo nuk arriti t’i konkretizojë asnjërën nga to.

Pas barazimit 1:1 me Bullgarinë, Kosova radhitet në pozitën e tretë në tabelën e Grupit A për kualifikim në Kampionatin Evropian, megjithatë me një ndeshje më pak të zhvilluar se Anglia e Bullgaria që radhiten para Kosovës. 

(Kosova Sot)