Kështu e përshkruajnë bullgarët ndeshjen me Kosovën

  • 26 March 2019 - 10:38
Kështu e përshkruajnë bullgarët ndeshjen me Kosovën

Bullgaria e nxori një barazim 1:1 me Kosovën në Prishtinë, në një ndeshje që e ka konsideruar si të vështirë, e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020

Kosova barazoi me Bullgarinë me rezultat 1:1, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Arbër Zeneli me një gol fantastik në pjesën e dytë ia siguroi një pikë ekipit Verdhekaltër, i cili e gjeti veten në disavantazh në pjesën e parë pasi bullgarët e shënuan golin e epërsisë me kokë.

Megjithatë, bullgarët janë ndarë të kënaqur me një pikë, e cila i ngrit ata në pozitën e dytë me 2 pikë në tabelën e Grupit A të kualifikimeve, të cilit i prin Anglia me 6 pikë.

Të dyja ekipet i kanë nga dy ndeshje, një më shumë se Kosova.

“Ndeshje e vështirë në Prishtinë, e cila përfundoi 1:1. Bullgaria është e dyta në grupin e kualifikimeve për Euro 2020 pas kampanjës së pranverës”, shkruan Kombëtarja e Bullgarisë në grupin e saj zyrtar në Facebook. 

(Kosova Sot)